Telegrafi

Kush është Jim Ratcliffe – tifozi i Manchester Unitedit që dëshiron ta blejë Chelsean

Jim Ratcliffe (Foto: Getty Images/Guliver)

Miliarderi Jim Ratcliffe ka shprehur interesim që ta blejë Chelsean nga Roman Abramovichi. Të martën, 66-vjeçari e kompletoi blerjen e gjigantit të çiklizmit, Team Sky, ndërsa Blutë mund të jenë investimi i tij i radhës.

Në vitin e kaluar, Abramovich dështoi ta zgjaste vizën e tij për në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu që u detyrua të merrte pasaportë izraelite për të vazhduar qëndrimin në Angli. Kjo ka bërë që ai të mendojë për shitjen e klubit, për të cilin kërkon 2.5 miliardë funte (2.9 miliardë euro), ndërsa Ratcliffe është njeriu që mund ta blejë.

Më poshtë jua sjellim disa të dhëna për njeriun më të pasur në Britani të Madhe:

Jim Ratcliffe (Foto: Jeff J Mitchell/Getty Images/Guliver)

Ratcliffe është rritur në Failsworth, Greater Manchester dhe ka jetuar në një shtëpi në pronësi të komunës me prindërit e tij.

Ai e themeloi kompaninë petrokimike “Ineos” në vitin 1998, e cila e bëri një multi-miliarder. Tash, besohet se ai ka pasuri në vlerë prej 21 miliardë funtesh (24.5 miliardë euro).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Chelsea

Ratcliffe, një tifoz i Manchester Unitedit nga fëmijëria, tash jeton në Chelsea dhe ka biletë sezonale për në Stamford Bridge dhe është i pranishëm në shumicën e ndeshjeve të Bluve në shtëpi.

Biznesmeni e ka ndërruar emrin e Team Sky në Team Ineos, pasi e ndërmori përsipër ekipin e çiklizmit.

Pasaniku ka pronësuar edhe në të kaluarën klube futbolli. Në nëntor të vitit 2017, ai e bleu klubin zviceran, FC Lausanne-Sport, ndërsa djali i Zinedine Zidane, Enzo Fernandez, ishte transferimi i parë nën udhëheqjen e tij. Në sezonin e kaluar, klubi pësoi rënie në ligën e dytë zvicerane.

Në qershor të vitit 2018, ai u nderua me titullin e kalorësit nga Mbretëresha për shërbimet në biznes dhe investimet.

Ratcliffe është një mbështetës i fuqishëm i Brexitit. Në vitin e kaluar, ai kishte thënë se do të zhvendosej në Monako, një lëvizje që do t’ia shpëtonte mbi katër milionë funte (4.7 milionë euro) nga tatimet. /Telegrafi/