Telegrafi

Kush është gruaja e Hazardit, Natacha Van Honacker? E quajtur “Georgina Rodriguez e re”, ajo dhe ylli i Real Madritit qëndrojnë larg rrjeteve sociale

Eden Hazard ka qenë gjithmonë shumë i matur për jetën e tij private dhe kështu ka për qëllim që të mbetet.

Pra, shumë pak dihet për gruan e tij: Natacha Van Honacker, bashkëshortja e futbollistit më të ri të Real Madridit, e cilësuar së fundmi nga mediat se “Georgina Rodriguez e re”, shkruan e përditshmja spanjolle Marca, transmeton Telegrafi.

Gruaja e ish-yllit të Chelseat përpiqet ta mbajë jetën e saj sa më private dhe prova e kësaj është fakti se ajo nuk ka një profil të hapur në rrjetet e saj sociale.

Sulmuesi belg është shprehur gjithnjë duke thënë se “gruaja është mbështetja e tij më e madhe” . Çifti u takuan në moshën 14 vjeçare në shkollë dhe që atëherë nuk janë ndarë. Ata u kurorëzuan në moshën 18 vjeçare, dhe një vit më pas erdhi në jetë fëmija i tyre i parë.

Lexo po ashtu Eden Hazard nuk arrin ta tejkalojë Ronaldon për numër të tifozëve në prezantim – zë vendin e gjashtë, pas Maradonas e Neymarit

Ata janë prindër të tre fëmijëve: Janis, Leo dhe Samy, tetë, gjashtë dhe tre vjet respektivisht.

Futbollisti dhe bashkëshortja e tij kanë zgjedhur një jetë të shëndetshme sa më larg të jetë e mundur nga rrjetet sociale, dhe kjo është mënyra se si ata duan të edukojnë fëmijët e tyre .

Prandaj, asnjë anëtar i familjes zakonisht nuk gjendet në Instagram. Aktivitetet e tyre përcjellen vetëm nga mediat, kryesisht iniciativat e tyre bamirëse. /Telegrafi/