Telegrafi

Kush është garuesja e parë që prezantoi Kosovën në Olimpiadë (Video)

Ishte e para që nisi përfaqësimin e Kosovës në Rio.

Shenjëtaria Urata Rama shënoi 402.3 pikë, duke lënë pas vetës 3 garuese të tjera.

Pozicionim më të mirë, shenjëtaria tha që nuk mundi ta arrijë nga emocionet e mëdha që kishte si e para garuese nga Kosova në një Olimpiadë, njofton Klan Kosova.

Por medalje të artë në qitje ka marrë një tjetër garues që me prejardhje është nga Kosova.

Josip Glasnovic i solli Kroacisë medaljen e parë në Rio, në cakun lëvizës të njohur me emrin “trap.”

Për suksesin e tij në Brazil, bashkëvendësit e tij këtu kishin organizuar edhe festë.