Nuk ekziston person në botë që të paktën një herë nuk ka dëgjuar për veturën e njohur gjermane Mercedes, e cila njëherit mban epitetin e “mbretit të rrugëve”.
Por, pak kush e di se kush fshihet prapa këtij emri – apo më mirë thënë vajza që mban këtë emër dhe që është shkak që themeluesi e ka “pagëzuar” edhe veturën, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për Mercedes Jellinek, vajzën e biznesmenit gjerman Emil Jellinek – i pasionuar pas veturave – në veçanti atyre sportive.
Kështu ai një ditë bleu një veturë nga Daimler Company ku me vete mori edhe vajzën, e cila besonte se i solli fat atij dhe më vonë kompanisë që shiti shumë vetura.
Për t’i siguruar në menaxhmentin e Daimler se do të blejë vetura tjera, biznesmeni gjerman pati një kusht – që vetura e tyre e re ta ketë emrin e bijës së tij, Mercedes.
Me kalimin e viteve Daimler Mercedes u bë vetura më e shitur në mbarë botën, duke i dhënë madje epitetin e “epokës së “Mercedesit”. /Telegrafi/