Portugalia dhe Gjermania përballen sot në ndeshjen e dytë në Grupin F për Euro 2020.
Të besuarit e Fernando Santos, kanë fituar ndeshjen e parë ndaj Hungarisë, duke e filluar me këmbë të mbarë mbrojtjen e titullit, ndërsa ata të Joachim Low humbën ndaj Franca.
Gjermanët nuk mund të bëjnë tjetër gabim në ‘grupin e vdekjes’, pasi eliminimi do të ishte afër.
🇵🇹🆚🇩🇪 Who ya got?#EURO2020
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 19, 2021
Kush është i favorit? Portugalia apo Gjermania
Gjermania është paksa favoritë për të fituar të tre pikët në këtë ndeshje. Duke analizuar shanset bastet i japin një mesatare prej 2.30 për fitore.
Portugalia , pavarësisht se është kampion aktual dhe që e ka filluar kampionatin më mirë, ka një kuotë prej 3.20. Barazimi ka kuotë me 3.30.
🇵🇹 #EURO2016 🏆
🇵🇹 #EURO2020 ❓ pic.twitter.com/Bup0f6uJSF— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 19, 2021
Kjo është takimi i pestë, midis Portugalisë dhe Gjermanisë në një Kampionat Evropian: vetëm Italia dhe Spanja janë përballur më shumë me njëri-tjetrin në turne (6 herë). /Telegrafi/