Site icon Telegrafi

Kush është favorit për të fituar në Euro 2020? Italia apo Anglia?

Italia dhe Anglia do të përballen me njëra-tjetrën këtë të diel nga orën 21:00 në stadiumin ‘Wembley’ në ndeshjen finalen të Euro 2020 .

Të dy skuadrat përfunduan një fazë të shkëlqyeshme në grupe dhe pastaj kaluan rivalët një nga një, nërsa në fund tani duhet të mbretërojë vetëm një: Djemtë e Roberto Mancini ose ata të Gareth Southgate.

Më poshtë Marca ka analizuar shanset e skuadrave, duke u bazuar në bastoret kryesore për të parë se cila skuadër fillon si favorit para fillimit të finales së madhe të Euro 2020.

Anglia është paksa favoritë për të fituar Euro 2020, sipas basteve.

Për ta fituar Anglia trofeun ka një kuotë mesatare prej 1.80. për të fituar ndeshjen në 90 minuta, kuota është 2.70.

Sidoqoftë, edhe kuotat e Italisë janë të ngjashme, edhe pse pak më të larta.

Që Italia të fitojë Kampionatin Evropian ka një kuotë prej 1.95, ndërsa nëse e bën këtë në 90 minuta ka një kuotë 2.90.

Se loja shkon në kohë shtesë – siç ndodhi me dy gjysmëfinalet, ka një kuotë prej 3.10. /Telegrafi/


Exit mobile version