Telegrafi

Kush është Eneda Tarifa? Njihuni me fituesen e festivalit Kënga Magjike

Eneda, fituese e festivalit "Kënga Magjike"

Ajo konsiderohet të jetë një prej këngëtareve më të spikatura në trojet shqiptare, ndërsa që prej fillimit të viteve 2000 la gjurmë të mëdha me artin e saj.

Dhe gjithçka nisi me këngën e parë “Ika Larg” për t’u shndërruar më pas në hit dhe për të pasuar me dhjetra këngë, koncerte e gara të ndryshme muzikore.

Duke qenë se muzika ishte një nga pasionet më të mëdha të saj, ajo ka sprovuar veten edhe në moderatore, teksa ishte pjesë e programit të humorit “Portokalli” për gjashtë edicione radhazi duke u bërë kështu një nga figurat më të dashura të ekranit.

Me shumë energji, sens humori dhe vullnet të plotë, Eneda erdhi edhe si trajnere në “The Voice Kids” e gatshme për të punuar dhe për t’u argëtuar me konkurrentët e vegjël.

Për të mos harruar, më poshtë mund t’i gjeni disa nga sukseset dhe të arriturat e këngëtares Tarifa ndër vite:

– Sajmir Çili & Eneda Tarifa marrin pjesë në Festivalin e 36-të në RTSH me këngën “Yjet E Shpresës” (Dhjetor, 1997)

– Eneda Tarifa pjesë e Festivalit të 39-të në RTSH me këngën “A Jeni Ju Si Unë” (Dhjetor, 2000)

– Eneda Tarifa pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën “Ika Larg” (Nëntor, 2001)

– Eneda Tarifa pjesë në Festivalin e 42-të në RTSH me këngën “Qëndroj” (Dhjetor, 2003)

– Eneda Tarifa pjesë e PoliFest 2005 me këngën “Sytë Nga Ti” (Qershor, 2005)

-Eneda Tarifa pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën “Rreth Zjarrit Tënd”, rrëmbeu çmimin “Çesk Zadeja” (Nëntor, 2006)

– Eneda Tarifa pjesë e Polifest 2007 me këngën “Mos Harro” (Qershor, 2007)

– Eneda Tarifa pjesë e Festivalit të 46-të në RTSH me këngën “E Para Letër” (Dhjetor, 2007)

– Eneda Tarifa publikon videoklipin “Nuk Mund Të Marrësh”, në bashkëpunim me Fabi, Produkt 28. (Gusht, 2008)

– Eneda Tarifa merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën “Zëri Im”, ku fitoi çmimin “Fun Tune” (Nëntor, 2008)

-Eneda Tarifa pjesë në Top Fest 7 me këngën “Me Veten”, ku fitoi çmimin e parë (Maj, 2010)

– Jon Tarifa dhe Eneda publikojnë videoklipin “Together” (shkurt, 2015)

– Eneda Tarifa pjesë e Festivalit të 54-të në RTSH me këngën “Përrallë” (Dhjetor, 2005)

– Eneda Tarifa publikon videoklipin “Fairytale” (Mars, 2016)

-Kastro Zizo, Eneda Tarifa & Robert Berisha publikojnë videoklipin “Çuna Dhe Goca” (Tetor, 2018)

-Eneda Tarifa publikon videoklipin “Nuk Ja Vlen” (Dhjetor, 2018)

-Eneda Tarifa merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 me këngën “Nuk Ja Vlen” (Maj, 2019)

-Eneda Tarifa merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën “Ma Zgjat Doren” (Shtator, 2019)

Kur jemi tek kënga e fundit – “Ma zgjat dorën”, me të cilën u prezantua në edicionin e sivjetmë të “Kënga Magjike”, Eneda arriti të rrëmbejë çmimin kryesor në mesin e 45 artistëve të tjerë.

(Foto: Facebook/Kënga Magjike)

Ndonëse festivali këtë vit ishte më ndryshe, për herë të parë pas 20 vitesh, nuk u ndanë çmime dhe nuk pati nominime.

Çmimet e vetme ishin ato për dy kategoritë e reja të këtij viti: New International Artist dhe Best Big International, si dhe për artistin e ri më të mirë.

Kështu, Çmimi Best New Artist shkoi për Khuba, New International Artist shkoi për grupin italian Sisma dhe Best Big International shkoi për artisten nga Maqedonia e Veriut, Tamara Todevska.

Nën moton “Këndojmë për të ndërtuar”, sivjet të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për të mbështetur të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit në Shqipëri. /Telegrafi/