Telegrafi

Kush është ekspertja e “vetullave tattoo”— e cila realizoi ëndrrën e saj

Vajzat dhe gratë shqiptare, si në fushën e artit, ashtu edhe në atë të biznesit çdo ditë po na mahnitin me sukseset e tyre, kështu duke e pasuruar tregun tonë me trendet më të fundit.

Industria e microblading apo ndryshe e quajtur “vetullat tattoo” ka influencë dhe prezencë të madhe në vendin tonë.

Blerina Krasniqi, apo siç njihet me emrin Bllenki, nga të parat eksperte në fushën e “Microblading”, e certifikuar nga PHI Academy, na prezanton me brendin e saj të ri “BLLENKI PHISHADING”. Nga eksperienca e saj shumëvjeçare në këtë fushë, Krasniqi shprehet se ndjehet e gatshme të sjellë në jetë ëndrrën e saj të kahmotshme.

Ajo gjithashtu premtoi se në të ardhmen e afërt planifikon të krijojë produktet e saj “after care”, ku fokusi kryesor do të jetë në përkujdesjen dhe jetëgjatësinë e fijeve “microblading”.

“Kush është femra që po bën magji në vetullat e artisteve shqiptare”

Vetullat reflektojnë pamjen tonë- e pamja jonë prezanton secilin prej nesh. Trendi i fundit i cili po aplikohet në vendin tonë, ndër të tjera është edhe microblading tattoo, që përkthehet në pikturimin e vetullave me fije, metodë e cila realizohet me përdorimin e laserit.

Njëra nga artistet e kësaj fushe është edhe Blerina Krasniqi- ndryshe e njohur si Bllenki. Përvoja e saj 8 vjeçare në këtë profesion shfaq profesionalizëm, si dhe pasion të madh në praktikimin e kësaj metode.

Ajo me bindje të plotë thotë se “ndër synimet e mija në jetë, përveçse është dashnia dhe pranimi i vetes, patjetër që është edhe kujdesi ndaj vetes dhe ndaj gjithë juve.”

“Heqja e tatuazheve me laser- vendi që i ka munguar Prishtinës”

Pikturimi i tattoo-ve ndonjëherë mund të jetë vendim momental, i cili mund të na pëlqej për një çast, por edhe të na pengojë me kalimin e kohës.  Largimi i tattoo-s me laser është një metodë e cila preferohet dhe ka efekt më të shpejtë. Mirëpo, sa është lehtë ta gjesh një artist që e përdor këtë teknikë në mënyrë profesionale dhe që nuk shkakton dhimbje?

Blerina Krasniqi- Bllenki na jep zgjidhje. Me përvojën e saj 8 vjeçare në këtë fushë, e certifikuar në pikturimin e tatuazheve, por edhe në heqjen e tyre, na prezanton me brendin e saj “Bllenki PhiShading”. Ndër të tjera, ajo shfaq rëndësinë e pranimit dhe kujdesit ndaj vetes si një nevojë esenciale dhe të domosdoshme.