Deontay Wilder nuk është i famshmi i vetëm në familje.E fejuara e tij, Telli Swift, është një yll televiziv dhe shpesh takohet me personalitete të pasura dhe të njohura pranë ringut.
‘Bomberi i bronztë’, i cili është nga Tuscaloosa, Alabama, u ka qëndruar besnik rrënjëve të tij duke u stërvitur në një palestër lokale, që do të thotë se është i afërt me familjen edhe gjatë periudhave intensive stërvitore.
Ai vazhdimisht ka folur se familja e tij është frymëzim gjatë dueleve në kategorinë e peshave të rënda.
Kush është Telli Swift
Ajo ka lindur në Filipine më 24 janar 1987. Është vajza e Vivian Crawford dhe Reginald Swift, ndërsa ka një vëlla të quajtur Reginald Jr.
Telli është rritur në Japoni dhe më pas është zhvendosur në Kaliforni. Emri i saj i vërtetë është Shuntel, por kur u bë e njohur e mori emrin artistik, Telli. Që si fëmijë është paraqitur në rolin e modeles, ndërsa duke u rritur, me mbështetjen e nënës, ka marrë pjesë në gara të shumta bukurie.
Për çfarë është e njohur
Pos si modele, Telli ka punuar edhe si infermierë në kirurgjinë plastike në Beverley Hills, si edhe në njësinë traumatike. Së fundmi, ajo ka qenë pjesë e serialit real televiziv, “WAGS Atlanta”, që është transmetuar në E! në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo njëherësh e ka edhe një faqe në internet ku publikon receta për ushqime të ndryshme duke i përfshirë edhe ato tradicionale të Filipineve. Për më shumë, bukuroshja ka edhe një blog personal.
Takimi me Deontay Wilder
Modelja u takua me Wilder në vitin 2015 në aeroportin e Los Angelesit dhe ata nisën të dilnin bashkë menjëherë pas.
Në vitin e kaluar, çifti njoftoi se ishte në pritje të fëmijës dhe organizuan një ndejë për të treguar gjininë. Në një prej episodeve të serialit “WAGS Atlanta”, Wilder u paraqit me një unazë fejese dhe i kërkoi të dashurës së tij të martohej me të.
“E dua këtë femër. Ma ka marrë zemrën. Është shpirti im, shoqja ime më e mirë”, tha boksieri me këtë rast.
Çifti akoma nuk i ka bërë publike planet për martesë.
Fëmijët e Telli Swift
Ajo ka një djalë me emrin Kerron nga një lidhje e mëparshme. Ai ka lindur në vitin 2007.
Në shkurt të këtij viti, 31-vjeçarja dhe Deontay pritën në jetë vajzën Kaorii Lee Wilder.
“Është një shpirt i mrekullueshëm. Betohem se të kesh një fëmijë është sikur të biesh sërish në dashuri! Ndjenja është mbi atë që mund të thonë fjalët!”, kishte shkruar modelja në blogun e saj kur e solli në jetë Kaoriin.
Fëmijët tjerë të Wilder
Kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda ka qenë i martuar me Jessica Scales-Wilder, mirëpo lidhja e tyre tetëvjeçare përfundoi në vitin 2017.
Ata kanë katër fëmijë bashkë, ndërsa vajza e tyre e madhe, Naieya, është arsyeja pse Wilder u bë boksier. Ai e la shkollën dhe punoi dy punë kur ajo u diagnostikua me spina bifida. Deontay nisi të merrej me boks dhe pjesa tjetër është histori.
Fëmijët tjetër të tyre janë Ava, Deontay Jr dhe Dereon. /Telegrafi/