Aktori Brad Pitt (60 vjeçar) mbërriti të dielën në Festivalin e Filmit në Venecia me të dashurën e tij Ines de Ramon (31 vjeçare), e cila është 29 vjet më e vogël se ai.
Ajo është e lidhur me aktorin që nga fundi i vitit 2022.
Ka qenë e martuar më parë
Nga viti 2019 deri në vitin 2022, ishte e martuar me yllin e “The Vampire Diaries”, Paul Wesley.
Ines dhe Paul u martuan në një ceremoni të vogël në vitin 2019 dhe gjatë martesës së tyre të shkurtër ata nuk u shfaqën shpesh në publik. Divorci i tyre u finalizua në fillim të këtij viti, raporton Daily Mail.
Ines vjen nga New Jersey, dhe është diplomuar për administrim biznesi në Universitetin e Gjenevës në vitin 2013. Sipas profilit të saj në LinkedIn, që nga viti 2020 ajo punon si menaxhere e shitjes me shumicë në Anita Ko Jewelry, klientët e famshëm të së cilës përfshijnë, ndër të tjera, Kourtney Kardashian dhe Hailey Bieber.
Flet disa gjuhë
Ajo ka punuar gjithashtu në role të tjera në industritë e bizhuterive dhe modës, duke përfshirë Christie’s dhe de Grisogono. Ines është një poliglote sepse flet anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht.
Ines u pa për herë të parë në publik me Brad në koncertin e muzikantit irlandez, Bono në Los Angeles në nëntor 2022. Ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 81-të të Filmit në Venecia me George dhe Amal Clooney në shfaqjen e parë zyrtare të filmit “Wolfs”.
Ajo u zhvendos me të
Në Venecia, Ines zgjodhi një fustan të bardhë, një çantë argjendi me temina dhe një palë vathë të mrekullueshëm.
De Ramon u transferua me Brad në Los Angeles në shkurt të këtij viti. Kjo është lidhja e parë serioze e Brad pas divorcit nga Angelina Jolie. Që atëherë, gjërat janë bërë më serioze pasi ata kaluan verën në Chateau Miraval, kantinën franceze që aktori dikur ndante me ish-bashkëshorten Angelina Jolie.
Ndërkohë, Brad dhe Angelina e shmangën njëri-tjetrin në Venecia, duke marrë pjesë në ditë të ndryshme. /Telegrafi/