Telegrafi

Kush është Deta? Vajza atraktive në klipin e ri të Seven Saraqit rrëfen për përvojën e veçantë pranë artistit në xhirime

Këngëtari Seven Saraqi solli këtë javë projektin e tij më të ri muzikor me titull “Ku je”.

Një këngë e bukur melankolike me një klip mjaft të bukur, e sollën kësaj radhe më ndryshe këngëtarin nga Mitrovica.

Pjesë e klipit, është edhe bukuroshja Deta Kokomani, një modele e re nga Shqipëria e cila erdhi në Kosovë enkas për xhirimet e këtij klipi.

Ajo rrëfen në një intervistë për Telegrafin, se si e kishte pranuar ftesën për tu bërë pjesë e klipit “Ku je”.

“Ftesa për të qenë pjesë e klipit “Ku je” të Sevenit në fakt më erdhi nga një shoqe e imja të cilën do të doja ta falënderoja, ajo quhet Adela Marishta. Nëpërmjet saj më pas kontaktova me stafin e Entermedias dhe Sevenin”, ka thënë Deta për Telegrafin.

Tutje, bukuroshja tregon se pjesëmarrja në këtë klip, ishte një ndër eksperiencat e saj më të bukura.

“Duke pasur parasysh që ishte hera ime e parë që merrja pjesë në një klip, ishte një eksperiencë tepër e veçantë dhe që nuk do ta harroj lehtë”, thotë modelja Kokomani.

Në përfundimin e bisedës, bukuroshja tregon për peripecitë e të qenit një aktore në klip, por që mori mbështetje maksimale nga këngëtari Saraqi.

“Në fillim të them të drejtën isha pak e ndrojtur, por u mësova shpejt pasi edhe stafi i Entermedias më bënë të ndjehem sa më mirë dhe e sigurt në vetvete. Seveni ishte aq sa një artist i talentuar dhe i veçantë në tregun muzikor, edhe një djalë tepër i thjeshtë, kështu që s’ishte aspak e vështirë të aktroje krah tij. Jam e sigurt që puna e madhe që bën, personaliteti dhe padyshim talenti i tij do ta ngjisin akoma edhe më lart”, përfundon mdoelja Kokomani. /Telegrafi/