Site icon Telegrafi

Kush është Demo Berisha, shqiptari që nuk e njeh Republikën e Kosovës? (Video/Foto)

Edhe 17 vjet pas çlirimit, duket se ka ende shqiptarë që jetojnë në Serbi dhe po vazhdojnë që mos ta njohin realitetin se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht. Disa nga ata si duket iu janë bashkangjitur politikës serbe me përpjekjen që ta rikthejnë pushtuesin serb. Një nga ta është edhe Demo Berisha (mund ta ketë ndërruar emrin nga Demë në Demo sepse në Kosovë nuk ka emër Demo).

Demo Berisha deklaron se ka lindur në Pejë dhe tani jeton në Vojvodinë, por nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe që atdheut i tij është Serbia.

Në një intervistë që ka që ka bërë për televizione të Vojvodinës (RTV Panonia dhe kanal 9), ai thotë se shkollën fillore e ka kryer në Kosovë, ndërsa, pastaj ka vazhduar në Sarajevë, ku ka kryer shkollën ushtarake, pastaj në Novi Sad.

Ai thotë që ka qenë pjesëtar i ushtrisë jugosllave dhe ka përfunduar karrierën e tij në ushtrinë e Serbisë, duke punuar një kohë të gjatë në policinë ushtarake.

KosovaPress ka berë përmbledhjen e disa deklaratave të tijë dhënë për televizione, të cilat mund t’i shikoni më poshtë.


Për Berishën, atdheu i tij është Serbia dhe në të është e përfshirë edhe Republika e Kosovës.

Berishës nuk i kanë penguar të qëndrojë në ushtrinë Serbe edhe krimet që ushtria serbe i ka kryer para luftës dhe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë dhe për të Kosova është pjesë e Serbisë. Ai mund të jetë edhe pjesmarrës në krime në Kosovë, meqenëse e gjithë ushtria serbe ka qenë e angazhuar në Kosovë. Ai madje vazhdon ta thërras Kosovën si “Kosova e Metohi”.

Ai mendon se nuk është shqiptari i vetëm që mendon kështu, prandaj, dhe ka themeluar më 2014-ën, në Serbi, organizatën joqeveritare “Ama e Shqiptarëve të Serbisë” (Matica Albanaca Srbije – MAS), e cila sipas tij ka 4600 antarë në territorin e Vojvodinës nga 6000 shqiptarë, që sipas Berishës ka në Vojvodinë, ndërsa në tërë tërritorin e Serbisë thotë se ka mbi 180.000 Shqiptarë. Deklaron se shoqata merret me marrëdhëniet shqiptaro-serbe, dhe për më shumë, avancimin e të disa të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Madje, emri zyrtar i OJQ-së është serbisht. Ai në numrin 3 të kësaj reviste, ballinën ia ka kushtuar 100 vjetorit të kalimit të ushtrisë serbe përgjatë Shqipërisë duke i kushtuar disa faqe në brendi (kliko në linkun: http://maticaalbanaca.org.rs/p… ), ku i thur lavde Esat Pashë Toptanit ( i vrarë nga Avni Rrustemi në Paris për tentimin e shitjes së Shqipërisë) për përkrahjen që iu ka bërë serbëve, për një rrugë që e ka emrin Esat Pasha.

Varri i Esat Pashë Toptanit mes ushtarëve serb në Paris, ku ministri serb ka vënë kurorë me lule

Gjuha shqipe në këtë revistë është shumë e dobët dhe tekstet si duket janë të përkthyera nga serbo-kroatishtja në shqip, në disa tekste mungojnë edhe shumë shkronja shqipe si Ë dhe Ç. Berisha shkon edhe më tutje duke deklaruar se planifikon nga shoqata të kalojë në lëvizje dhe pastaj në parti politike.

Ai thotë se është në kërkim të bashkëpunëtorëve të tjerë, ndërsa synon që t’ua marrë elektoratin partive shqiptare në Preshevë e Bujanocë. Ai thotë se ka kontaktuar me disa nga figurat e këtyre partive, por vazhdimisht është në kontakt edhe me figura të tjera shqiptare, të cilët nuk i njohin mirë qëndrimet e tij. Në mesin e këtyre kontakteve është edhe Ambasada Shqiptare në Beograd.

Gjatë promovimit të revistës “MAS”, përveç politikanëve dhe ushtarakëve serbë, prezent ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Ilir Bocka.

Ja disa foto gjatë promovimit të revistës “MAS”.

Qëndrimi antishqiptar i Berishës nuk është duke e penguar Ambasadën shqiptare ne Tiranë dhe disa përfaqësues shqiptarë ta vizitojnë dhe ti bejnë pritje.
Berisha dhe Myftiu i Preshevës, Nexhmedin Saqipi.
Jonuz Musliu dhe Demo Berisha

 

Demo Berisha dhe Fehmi Ramdani nga shoqata Vatra

Në fund të muajit korrik, të këtij viti, ai është pritur edhe në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, ku sipas komunikatës së publikuar në Facebook nga Berisha, ai ka biseduar edhe rreth bashkëpunimit të ndërsjellët me ambasadën dhe organizimin e forumeve të ndryshme.

Ambasadori Bocka dhe Demo Berisha në Ambasadën e Shqipërisë në Serbi

Me gjithë përpjekjet e tij, Berisha si duket ka mosbesim dhe frikë edhe te vetë serbët në Serbi.

Një shikuesi që si duket e njeh dhe kanë punuar së bashku në ushtrinë serbe, e pyet gjatë debatit në TV (Shiqo videon) se pse një kohë është deklaruar që është Goran dhe çka ka ndodhë tani me jetën e tij. Një shikuese serbe nga Kosova, e cila e pyet se pasi të krijon parti, a mendon se do të kërkojë edhe Republikë në Vojvodinë.

Thotë së në shoqatë ka edhe një shqiptare (Rudina Pero) nga Shqipëria, që sipas tij ka ardhur nga Shqipëria dhe është e asimiluar më 1935.

Gjatë intervistës ai pajtohet me ish-kryetarin e komunës së Shtërpcës, Zvonko Mihajloviq se nuk mund të jetojë në një Kosovë të pavarur. Një shikues pyet se sikur të kthehen të gjithë serbet në Kosovë, a do të pranonin të kthehen në Kosovën Republikë dhe të pavarur, Zvonko Mihajlloviq dhe Demo Berisha deklarojnë se kjo është e pamundur dhe nuk do të pranojnë të kthehen.

Berisha në të gjitha intervistat deklaron se Kosova është pjesë e Serbisë, është kundër bombardimeve të NATO-së…etj.

Demo Berisha në zyrën e shoqatës MAS, figuron vetëm flamuri i Serbisë

Disa qindra shqiptarë, ish-bashkëpunëtorë , përkrahës të Serbisë dhe politikës së Millosheviqit, janë larguar nga Kosova pas luftës çlirimtare më 1999-të dhe jetojnë në Serbi. Në bazë të disa statistikave që janë bërë publike pas lufte, gjatë kohës së pushtimit jugosllavë, që ndarja e trojeve shqipatare me dhunë nga Shqipëria më 1913-të (lexo në: https://sq.wikipedia.org/wiki/… ), ish shërbimi jugosllav ka pas të angazhuar si bashkëpunëtorë rreth 50.000 spiunë në mesin e shqiptarëve (përfshirë shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovën lindore (Preshevë, Mendvegjë dhe Bujanoc).

Exit mobile version