Telegrafi

Kush është Chiara Ferragni dhe pse ka kaq shumë stil?

Për të dytin vit me radhë, Chiara Ferragni ka siguruar vendin e parë në listën e Fashionista për personat me ndikim digjital.

Por, kush është Chiara Ferragni? Në vitin 2009, ajo e kishte lansuar TheBlondeSalad.com dhe që nga atëherë nuk është kthyer më pas.

28 vjeçarja, jo vetëm që është blogere e suksesshme, por është edhe drejtoresha kreative e linjës së suksesshme të këpucëve, yll i revistave etj.

Veç kësaj – Amazon Fashion së fundmi e ka emëruar atë si fytyrën e koleksionit të Vjeshtës dhe gjithashtu është emëruar ambasadore globale e Pantenes.

Me pamjet e modeles dhe gardërobën për t’u pasur zili, ajo është ëndrra e çdo dizajneri. /Telegrafi/