Site icon Telegrafi

Kush është Bledian Krasniqi që ka pranuar të luajë për Kosovën – mosha, karriera, vlera dhe statistikat e tij këtë sezon

Kur Kosova po përgatitet për dy ndeshjet e nëntorit, kundër Rumanisë dhe Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, gazeta zvicerane Blick, ka raportuar se mesfushori i Zurichut, Bledian Krasniqi, ka pranuar të luajë për Dardanët.

Mesfushori ka mbushur 23 vjet më 17 qershor dhe aktualisht ka kontratë me Zurich deri në vitin 2027, pjesë e të cilit është nga viti 2018.

Ai vetëm në një sezon ishte në huazim te Will 1900, ndërsa pjesën tjetër të karrierës e ka kaluar te gjiganti zviceran.

Sipas transfermarkt, vlera e tij në treg aktualisht është 1.5 milion euro. Ai luan në të gjitha pozitat e mesfushës, si mbrojtëse edhe ashtu sulmuese.

Krasniqi për Zvicrën ka luajtur në të gjitha grupmoshat, nga U15 deri në U21, ku së fundmi kishte 7 paraqitje.

Lexo po ashtu Mesfushori Bledian Krasniqi, do të luajë për Kosovën – fillon procedurat për tu pajisur me dokumente

Këtë sezon për Zurich në kampionatin zviceran ka luajtur 13 ndeshje, ku ka dy gola dhe dy asistime.

Ai po ashtu ka edhe tri paraqitje në Ligën e Konferencës ku luan Zurich.

Te Zurich luajnë edhe Lindrit Kamberi dhe Mirlind Kryeziu, me këtë të fundit që është pjesë e Kosovës, ndërsa për të parin po punohet që të bindet të luajnë për “Dardanët”./Telegrafi/

Exit mobile version