Reperi Feronit Shabani – Fero prej disa muajsh është tërhequr nga muzika.
Artisti nga Gjilani ka lënë anash të gjitha për t’iu përkushtuar familjes dhe fesë islame.
Ai tashmë shfaqet vazhdimisht nëpër vendet e shenjta (Mekë e Medinë) dhe duke kaluar kohë me njerëz që i konsideron me vlerë.
I njëjti së fundmi mori vëmendje teksa shfaqet duke dhënë një mesazh për ndjekësit.
Një video e tij është bërë virale dhe tani është shpërndarë në çdo rrjet social.
“Sa më shumë me u largu, mos me u ndiku. A ka thënë ai artisti? Që duhet të bësh kështu, edhe unë. Kush është ai artisti, veç llogarite. Kush është ai, para Allahut? Ai kërkush hiç s’është. Hiç. Kërkushi nuk është”, kanë qenë fjalët e Feros.
26-vjeçari tutje theksoi: “Nuk kemi nevojë me u infektu prej njerëzve që janë grada më e dobët e njerëzimit, që ne me e humb mëshirën e Allahut, ne me e humb xhenetin. Për kë? Për atë që nëse vazhdon ashtu, edhe nëse vdes ashtu ai ka me u djeg në xhehnem. A jeni duke e kuptuar”.
Fero thuhet se tani po bën një jetë më ndryshe, larg vëmendjes së publikut e angazhimeve në karrierë. /Telegrafi/