Gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, mes tjerash, Alessandro Del Piero ka qenë edhe ekspert i gjuajtjeve të lira. Nga 290 golat e shënuar, ikona e Juventusit, 42 sosh i ka realizuar pikërisht nga gjuajtjet e lira.
Aktualisht, superylli i Zonjës së Vjetër është Cristiano Ronaldo, ndërsa nga legjenda e futbollit italian është kërkuar që të bëjë krahasimin se cili, ai apo portugezi, është eksperti më i mirë i gjuajtjeve të lira.
“Cristiano është i mirë në shumë gjëra, ndërsa duket se ai nuk po stërvitet shumë (në ekzekutimin e gjuajtjeve të lira) së fundmi”, ka bërë shaka Del Piero, transmeton Marca.
“Ronaldo është shumë i mirë nga gjuajtjet e lira dhe ka statistika të shkëlqyera në këtë aspekt. Jam shumë i kënaqur me atë që bëri (ndaj Atleticos)”.
“Tash ai është njeriu që duhet t’i gëzojë tifozët e Juventusit dhe shpresoj që të shënojë sa më shumë gola, qoftë nga gjuajtjet e lira apo në format tjera, gjë që është duke e bërë”, ka thënë Del Piero gjatë një evenimenti të UEFA-s në Indonezi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=RmBTG6rdVtw