Muhamet Dragusha ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.
Ish-lojtari dhe tani trajner, ka zbuluar shumë histori interesante nga karriera e tij në të kaluarën dhe analiza rreth situatave aktuale.
Dragusha fillimisht ka rrëfyer se si arsimtari i Edukatës Fizike zbuloi talentin e tij.
Debutimi në ekipin e parë pa i mbushur 16 vjet dhe emocioni që kishte në atë kohë.
Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë, duke treguar rrethanat se si ishin atëherë.
Trajneri ka treguar se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll dhe historia interesante me presidentin e Teutës.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos dhe KGM Kosova. /Telegrafi/