Telegrafi

Kush e themeloi “Baba Records”? (Video)

Ishin ndër të parët që i dhanë jetë rep skenës shqiptare, ndonëse vetë kishin marrë hapat e suksesit.

Dardan Belegu i njohur për publikun si Trakla i WNC dhe Getoar Selimi i Tingullit të trent, 12 vite më parë bashkuan forcat për tu hapur dyert edhe të rinjve që ishin të talentuar në këtë fushë.

Në vitin 2004 u themelua Baba Records, në të cilën u punuan hitet dhe albumet që vulosën suksesin e repit shqiptar.

Ishin Geti dhe Trakla ata që me përkushtim punuan albumin e parë të Ledri Vulës dhe Skivit dikur Skillz, albumin e Kaos e shumë hite të tjera që edhe sot e kësaj dite dëgjohen me shumë kënaqësi.

E sot Baba Records u shkri në Baba Stars dhe duhet thënë që Trakla ndonëse jo aktiv në muzikë, djemve që vazhduan këtë art, ua la ‘këmbën e hajrit’.

Shikoni videon e mëposhtme pas minutës së 11-të.