Telegrafi

Kush e skuqi Enver Hoxhajn sot në Konventën e PDK-së? (Video)

Sot në Konventën e VII-të të Jashtëzakonshme Zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, pati shumë fjalime të cila në disa raste thumbuan njeri- tjetrin.

Një fjalim i tillë ishte edhe nga anëtari i këshillit drejtues në Skenderaj, Ramiz Shala, i cili kritikoj delegatë të partisë së tij një ndër ta edhe Enver Hoxhajn.

Më rastin e fjalës se tij ai përmendi edhe mungesën e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, ku sipas tij gjendet në burg padrejtësisht, po ashtu ai bëri thirrje për punë, raporton Indeksonline.

“Kemi të hendikepuar padrejtësisht sot pasi që mungojnë dhe nuk është me ne kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. Na mungojnë edhe shokët tjerë që padrejtësisht nuk janë këtu dhe mesazhi im për ta është që bëhuni të fortë se PDK-ja në krye me Hashim Thaçin ishte më e forta dhe besoj se edhe tash në krye me zotëri Veselin do të përsëritim po të njëjtin sukses”, tha Shala.

Shala potencoi se disa degë të PDK-së janë shumë të dobëta në Kosovë dhe duhet të forcohen e duke ju drejtuar konkretisht Enver Hoxhajt.

“Për të qenë konkret, degët e PDK-së që janë parafolësit e mi mesazhi im do të ishte kthehuni në degë mos rrinin me numër 4 shifrorë të votave, por bëni 5 shifror dhe ejani mbani ligjërata para nesh”, tha ai.

Shala iu drejtua edhe ministrit Enver Hoxhaj duke i thënë se nuk është më Hashim Thaçi në krye të partisë për t’i mbushur sheshet dhe për t’i sjell vota partisë.

Kush e skuqi Enver Hoxhajn sot në Konventën e PDK-së?

Posted by IndeksOnline on Samstag, 7. Mai 2016