Site icon Telegrafi

Kush e pengon hetimin për ‘vetëvrasjen’ e Kosta Krpaç

Procedura parahetimore për vdekjen e Kosta Krpaç është vështirësuar. Kështu akuzon Prokuroria Themelore Publike (PTHP), duke drejtura gishtin kah Prokuroria Speciale Publike (PSP), që sipas PTHP-së, Specialja nuk jep informacione se kush e ka kërcënuar Kosta Krpaç-in dhe për çfarë kërcënimesh bëhet fjalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

PTHP thotë se nga materialet dhe dëshmitë e dokumentuara, ekspertizat dhe dëshmitë e njerëzve, është konstatuar se bëhet fjalë për vetëvrasje, ndërkaq është duke u hetuar nëse bëhet fjalë për veprën penale ”tregues për vrasje”.

Gjthashtu, PTHP-ja bën të ditur se nuk është arritur të bëhet ekspertizë në telefonin e Kosta Krpaç, pasi që nuk kanë arritur ta thejnë fjalëkalimin.

Për PTHP-në është kyçe zhvillimi i situatës pas kontrollit të bërë nga PSP-ja në shtëpinë e Kosta Krpaç, pasi që, një ditë më vonë Krpaç u paraqit në PSP si dëshmitar.

Përndryshe, Kosta Krpaç u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 27 prill. Prokuroria ka njoftuar se personi që ka lajmëruar, rastësisht ka dëgjuar të shtënat, të cilat përfunduan edhe në një furgon të parkuar afër banesës së të vetëvrarit./Telegrafi/

Exit mobile version