Kishte zgjedhur Aleksandër Gjokën me një nga hitet e tij “Dashurisë së humbur” dhe të gjithë i ka bërë për vete.
Endri Prifti ka rrëmbyer kupën e mbrëmjes së sotme duke marrë pikët maksimale.
Vlerësimet edhe nga anëtarët e jurisë së spektaklit Your Face Sound Familar, edhe nga kolegët, e renditën atë në vend të parë, mes shumë performancave të bukura të mbrëmjes së sotme.
Java e shtatë ishte fokusuar në muzikën e artistëve shqiptarë, mes të cilëve Aurela Gaçe, Sabri Fejzullahu, Elita 5, Nexhmie Pagarusha, Vaçe Zela etj.