Spanja dhe Anglia do të luajnë sot nga ora 21:00 në finalen e madhe të EURO 2024 për të nxjerrë kampionin e ri të Evropës.
“La Roja” vjen në finale pas fitore ndaj Francës me rezultat 2-1, dhe një ecurie fantastike, ku deri tani ka arritur të fitojë të gjitha gjashtë ndeshjet. Në anën tjetër, “Tre Luanët” triumfuan ndaj Holandës, po ashtu me rezultat 3-1.
Lexuesit e Telegrafit kanë votuar në sondazhin e përgatitur nga ne para disa ditësh, duke dhënë mendimet e tyre në lidhje me fituesin.
Afërsisht 4500 persona kanë votuar, ku më shumë vota ka pasur Anglia, duke udhëhequr me 57 përqind.
Në anën tjetër, mbi 2 mijë vota, apo 43 përqind besojnë se Spanja do të shpallet kampione.
Mbetet për tu parë se kush do të fitojë në fund dhe cilët do të jenë të saktë. /Telegrafi/