Site icon Telegrafi

Kush fitoi në Pensilvani në zgjedhjet e vitit 2020 dhe ato të 2016?

Kamala Harris dhe Donald Trump mbeten “shumë ngushtë” në garë në shtetin e Pensilvanisë me rreth 80 për qind të votave totale të numëruara.

Me 19 votat e saj elektorale, Pensilvania konsiderohet një “fitore e domosdoshme” për Harris nëse ajo dëshiron të marrë 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën.

Sipas Departamentit të Shtetit të Pensilvanisë, ka rreth nëntë milionë votues të regjistruar në shtet – të ndarë në 47 për qind demokratë, 42 për qind republikanë dhe pjesa tjetër e palidhur ose që i përkasin partive të vogla.

Por kush fitoi në vitin 2020?

Joe Biden fitoi Pensilvaninë me 50 për qind të votave krahasuar me 48.8 për qind të Trump – një diferencë prej 80,000 votash.

Kush fitoi në 2016?

Trump fitoi Pensilvaninë në vitin 2016 me 48.8 për qind të votave krahasuar me 47.6 për qind për rivalen e tij demokrate Hillary Clinton – një diferencë prej më pak se 70,000 votash.

Me fitoren e tij, Trump u bë kandidati i parë republikan që fiton shtetin që nga viti 1988. /Telegrafi/

Exit mobile version