Një video emocionuese nga Antarktida, që tregon një takim të këndshëm mes një pinguini kureshtar dhe një çifti, është bërë virale në rrjete sociale.
Në klip, çifti bllokon pa dashje një rrugë me borë, duke e detyruar pinguinin të presë.
Ndërsa çifti shikon peizazhin që të lë pa frymë, ata mbeten të pavëmendshëm për pinguinin që pret në heshtje pas tyre.
Zogu pret pa bërë zhurmë, derisa çifti largohet mënjanë, përcjell Telegrafi.
Pasi çifti vëren krijesën e vogël, me dashamirësi largohen, duke e lënë pinguinin të kalojë.
Duke shpërndarë videon në Instagram, Ciera Ybarra shkroi: “Kur jeni shumë nervoz për të thënë më falni dhe ka shumë trafik”.
Ndërsa teksti në video thoshte: “Kush e dinte që pinguinët janë kaq të sjellshëm”.
Videoja ka rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve, duke treguar durimin e jashtëzakonshëm të pinguinëve.
Një përdorues shkroi: “Sigurisht që janë. Pse mendoni se ata qarkullojnë të veshur kaq bukur me kostumet e tyre”. /Telegrafi/