Trajneri i suksesshëm i Kombëtares shqiptare është shfaqur së fundmi në rolin e personazhit kryesor, në reklamën për llogari të kompanisë së sigurimeve “EUROSIG”.
Spoti i realizuar në retrospektivë rreth marrëdhënies e përkujdeset që babai ka ndaj së bijës, nga fëmijëria e deri kur vajzës i vjen çasti të martohet, shoqërohet nga një kolonë zanore emocionuese.
Gianni De Biasi të ngjan me një aktor të vërtetë në spot.
Ashtu siç italiani i fshin lotët vogëlushes e cila luan apo lëndohet, e bija e rritur tashmë, i qëndron pranë të atit, i cili përlotet në momentin kur asaj, i duhet të largohet nga familja e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=1qfG_wdYK_A