Paris Hilton ka shkaktuar reagime të shumta në internet me një deklaratë në rrjetet sociale se ajo dhe Britney Spears kanë shpikur ‘selfien’ para 11 vitesh.
Biondja e famshme një muaj më parë kishte publikuar një fotografi të realizuar në vitin 2006, në të cilën kishte pozuar me këngëtaren e famshme.
11 years ago today, Me & Britney invented the selfie! pic.twitter.com/1byOU5Gp8J
— ParisHilton (@ParisHilton) November 19, 2017
“Para 11 vitesh, unë dhe Britney e shpikëm ‘selfien'”, kishte shkruar 36-vjeçarja në Twitter.
Ndër personazhet e njohura që kanë bërë ‘selfie’ shumë vite para se të bëhej i popullarizuar, janë edhe shkencëtari amerikan, Bill Nye, aktoret Geena Davis e Susan Sarandon nga filmi “Thelma&Louise”, këngëtarja Madonna, George Harisson nga “The Beatles”, këngëtari Frank Sinatra, piktori Vincent van Gogh e shumë të tjerë.
Me publikimet e këtyre ‘selfieve’, shumëkush i ka përgënjeshtruar pretendimet e Hilton se ajo e ka shpikur këtë mënyrë të realizimit të fotografive, madje ka pasur të tillë që e kanë quajtur edhe gënjeshtare.
Sipas disa prej fotografive të publikuara në Twitter, George Harrison ka bërë ‘selfie’ para Taj Mahalit në vitin 1966.
Bill Nye në vitin 1999 kishte bërë ‘selfie’ në aeroplan. Geena Davis e Susan Sarandon kanë pozuar bashkë në vitin 1991, ndërsa para tyre një ‘selfie’ e kishte bërë edhe Madonna.
Ndërkaq, përdoruesit e Twitterit pohojnë se ‘selfien’ më të vjetër e ka bërë Frank Sinatra që si fëmijë në vitin 1920. /Telegrafi/