Telegrafi

Kush duhet t’i ndalojë kompanitë e dyshimta që të futen në tregun e Maqedonisë?

Interesimi i kompanive të dyshimta të cilat trokasin në dyert e Maqedonisë për të hyrë në tregun vendor, përsëri nxjerrin në pah dilemën nëse Maqedonia është një ”tokë pjellore” për këto kompani, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Raste më të mira janë falimentimi i qumështores ”Swedmilk”, premtimet megalomane të parealizuara të biznismenit Subrata Roj, të cilat e kanë dëmtuar ekonominë e vendit, por edhe rasti më i fundit i ”Lycamobile” që ka shprehur interesim për tregun mobil të Maqedonisë, zyrat e së cilës kompani, janë bastisur në Paris, për shkak se kompania dyshohet për larje parash dhe fshehje taksash.

Profesor Vanço Uzunov deklaron për Tv Telma se përgjegjësinë kryesore për të penguar hyrjen e kompanive të dyshimta në vend, e kanë institucionet përgjegjëse, të cilat kanë në duar të tyre të gjitha instrumentet ligjore./Telegrafi/