Sipas Maxi Lopez, sulmuesi Lautaro Martinez e meriton të jetë në Kampionatin Botëror me Argjentinën, duke e injoruar Mauro Icardin.
Lopez dhe Icardi njihen për një mosmarrëveshje të gjatë, shkaku i Wanda Naras, që ishte grua e Lopezit, pastaj filloi lidhjen me Icardin.
Modelja ka fëmijë me të dy futbollistët argjentinas.
“Qëndroj larg thashethemeve më shumë se palët tjera”.
“Preokupimi im gjithmonë ka qenë futbolli, dhe këto tregime më kanë rritur”.
“Numri 9 i Argjentinës në Kampionatin Botëror? Higuain dhe Aguero që kanë treguar shumë në vitet e fundit, por duhet të shikohet dhe Lautaro Martinez, gjithashtu”.
Lautaro, pritet që gjatë verës të bashkohet me Interin, pasi edhe agjenti i tij ka thënë se 99 për qind do ta kalojë në Serie A.
Argjentina shihet si një prej kombëtareve më të forta në ‘Rusia 2018’, dhe llogaritet ndër favoritet për ta fituar këtë garë të jashtëzakonshme. /Telegrafi/