Telegrafi

Kush do të vendoset në objektin e OSBE-së?

Ky mision tani është duke u përgatitur për të lëshuar këtë objekt dhe të vendoset në një vend tjetër. Gazeta “Lajm” raporton se misioni i OSBE-së do të largohet nga objekti i ish-bankës së Lubjanës, e në të do të vendoset misioni i UNMIK-ut, ndërkohë që këta të fundit e mohojnë një gjë të tillë. “Jo misioni i UNMIK-ut nuk do të vendoset në atë objekt, por do të vazhdoj të operoj në objektin ku është tani”, tha zëdhënësi i UNMIK-ut, Oliver Salgado.

Agim Kastrati, drejtor i përgjithshëm i NSHT “MARKETING”, tha se nuk do t’i ndalen asnjëherë kërkesat e tyre për qera, edhe pasi OSBE-ja të lëshoj objektin.

“Ne me 1 shtator do të tentojmë të futemi me dhunë në objektin tonë i cili është uzurpuar para 11 viteve nga ky mision, pasi që edhe punëtorët janë lodhur duke përdorur format cilivizuese, nga të cilat nuk kemi përfituar asgjë”, tha Kastrati.

Zyrtar të OSBE-së, i kanë thënë gazetës, se ky mision nuk e ka liruar ende objektin.

E në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), thonë se kanë kërkuar nga OSBE-ja që objektin, të cilin e ka shfrytëzuar deri më tani t’ia dorëzojnë AKP-së. /Telegrafi/