Site icon Telegrafi

Kush i dha leje shefit të BIA-s ta vizitojë Kosovën bashkë me Vuçiqin? (Video)

Bratislav Gashiq, shefi i Agjencisë për Siguri dhe Inteligjencë të Serbisë (BIA), ka qenë pjesë e delegacionit serb që ka vizituar Kosovën, të cilit i ka prirë presidenti i shtetit fqinj, Aleksandar Vuçiq.

Nga burime të veta, Klan Kosova e ka të njohur dhe të konfirmuar faktin se Gashiq ka qenë në listën e personave të padëshiruar (persona non grata) të cilëve u ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.

Klan Kosova ka tentuar të marrë vesh nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Policia e Kosovës nëse Gashiq ka marrë leje për të hyrë në Kosovë, por as njëra, as tjetra nuk kanë qenë të gatshme të përgjigjen.

Gashiq ka qenë ministër i Mbrojtjes së Serbisë nga viti 2014 deri më 2016, kur qe shkarkuar, ndërsa drejtimin e BIA-s e ka marrë në maj të vitit të shkuar. /Klan Kosova/

Exit mobile version