Kylian Mbappe është lojtari më i përfolur në afatin kalimtar të verës.
Sulmuesi 18-vjeçar ka mahnitur këtë vit me paraqitjet te Monaco, ku u shpall kampion i Francës dhe ishte në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Real Madrid, Arsenal, PSG dhe shumë skuadra të mëdha evropiane po kërkojnë shërbimet e reprezentuesit të ri francez, transmeton Telegrafi.
Lojtari ka pohuar sot se një vend për tu larguar apo qëndruar te kampionët francez do ta merr në ditët në vijim, por se një ndër kushtet kryesore është t’i premtohen shumë minuta në fushë.
“Unë do të bëj një zgjedhje bazuar në karrierën time sportive dhe është më e rëndësishmja. Unë jam në një moshë ku duhet të luaj dhe ky do të jetë kushti im kryesor”, tha Mbappe për mediat franceze.
Theksojmë se lojtari këtë sezon luajti 58 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 27 gola. /Telegrafi/