“Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1895 dhe është rinovuar 5 herë, por këtë herë është më e rinovuara” – këto janë fjalët me të cilat Visari hapi dyert e shtëpisë së tij dhe vazhdoi menjëherë me rrëfime mahnitëse për historinë e familjes.
“Nuk e di me siguri, por thuhet se këtu ka pasur një pus”. Thuhet se stërgjyshi kur kthehej në mbrëmje, sillte gjithmonë një qese sheqer dhe e derdhte në pus duke thënë: “Kur të vijnë fqinjët, të mos pinë ujë, por sherbet”, shton ai duke u buzëqeshur.
Një fakt pak i njohur është se kjo shtëpi është lokacioni ku është xhiruar seriali tashmë kult “Nashe Maalo”, shtëpia e mbushur plot me histori, të qeshura dhe emocione në çdo detaj edhe jashtë ekraneve televizive.
Ambienti i parë që vizituam është padyshim kuzhina ku përgatitet ushqimi i preferuar i Visarit – orizi i gatuar në shtëpi. Çdo hapësirë në këtë shtëpi ka një emocion dhe një kujtim të ëmbël në lidhje me të. Për shembull, në lidhje me dhomën e ndenjes, Visari thotë se është vendi ku ai ka kujtime të çmuara me familjen e tij.
Punëtoria e vogël që ndodhet në katin e dytë është vendi ku ai dhe vajza e tij bëjnë byzylykë për në dorë dhe njëkohësisht, vendi ku kalojnë kohën më të nevojshme së bashku.
“Nuk ka rëndësi se sa fitojmë. Më e rëndësishmja për mua është që të kaloj pak kohë me të”, thotë ai dhe vazhdon me të qeshur të tregojë detajet në shtëpinë e tij, mbështetur nga kredia për shtëpi e Halkbank.
Videon e plotë në të cilën Visari flet për detajet e shtëpisë së tij të ëndrrave mund ta shihni këtu.
Më shumë informacion për kredinë e Halkbank për shtëpi mund të gjeni në këtë lidhje, ose duke kontaktuar bankën dhe degët e saj.