Site icon Telegrafi

Kusari-Lila: U keqpërdor statusi i veteranëve për votë (Video)

Kandidatja për kryetare të Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për keqpërdorimet që janë bërë me statusin e veteranëve për votë.

Kusari-Lila, e cila më 19 nëntor do të përballet në balotazh për kryetar të Gjakovës me Ardian Gjinin e AAK-së, ka thënë në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini se i tërë procesi i statusit të veteranëve është në prokurori.

“Deri në ditët e fundit para zgjedhjeve janë ndarë certifikata të veteranëve. Në anën tjetër, ndodh presioni tjetër duke shfrytëzuar mungesën e informacionit, i thuhet veteranit se ‘unë e di ku ki me votu ti dhe në qoftë se s’ma jep votën unë ta garantojë se kemi me të heq  prej listës së veteranit’. Dhe kjo besohet”, ka thënë Kusari-Lila, transmeton Telegrafi.

Ajo thotë se ajo ka informacione nga tereni se certifikata të statusit të veteranit janë shpërndarë deri në natën para zgjedhjeve në tërë rajonin e Dukagjinit. /Telegrafi/

Exit mobile version