Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Komunës së Gjakovës dhe tani pjesë e krijimit të subjektit të ri politik në vend, të cilin ajo e quan “Alternativa”, në emisionin Infobox të RTV Dukagjini ka prezantuar një formë të re të funksionimit dhe të vlerësimit të individëve brenda këtij subjekti, e që është përmes sondazhit.
Ajo ka thënë se ideja është që bashkëthemeluesit e partisë të vijnë nga gjithë Kosova, dhe se nuk po krijohet një parti elitare vetëm për Prishtinë.
Ndërsa nëse ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të jetë pjesë e subjektit të ri, Kusari-Lila ka thënë se janë të hapur për bashkëpunimin e saj nëse ajo dëshiron të jetë pjesë e subjektit.
Kusari Lila në Infobox ka thënë se ideja e këtij subjekti është të angazhoj edhe personat te cilët nuk kanë qenë të kyçur drejtpërdrejtë në politikë deri më tani, që kanë ide dhe kanë pakënaqësitë e tyre me ato çfarë po ndodhin në Kosovë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JbOFjzgTYIQ&feature=youtu.be