Deputetja e “Alternativës”, Mimoza Kusari – Lila ka theksuar se shpreson që sot në Kuvendin e Kosovës, do të votohet Ligji për Demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.
Ajo këto komente i ka bërë në një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.
“Ndonëse unë shpresoj, gjasat nuk janë shumë të mëdha që të kaloj demarkacioni. Dihet tashmë qëndrimi i njërës parti opozitare, por në anën tjetër duhet të pritet edhe qëndrimi i Listës Serbe”, ka shtuar Kusari – Lila.
Ajo ka thënë se ata janë kundër që raporti i ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shpetim Bulliqi të mos jetë pjesë e ligjit, por që sipas saj mund të jepet vetëm si informatë. /Telegrafi/