Site icon Telegrafi

Kusari-Lila: Thaçi të ndalet nga takimet pa agjendë me Serbinë, askush nuk ka të drejtë të luaj me fatin e Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se integriteti territorial i Kosovës nuk mund të relativizohet në suaza të ndryshimeve të administratave të shteteve tjera, mike ose jo të Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje partive politike që të ulën dhe të vendosin për kriteret e platformës për bisedimet finale me Serbinë.

Postimi i plotë:

Integriteti territorial i Kosovës nuk mund të relativizohet në suaza të ndryshimeve të administratave të shteteve tjera, mike ose jo të Kosovës.

Integriteti territorial dhe sovranitetit i Kosovës janë vula e ekzistencës së shtetit të Kosovës, është interesi primar i Kosovës dhe pa to nuk ka më Kosovë.

Iu bëj thirrje të gjitha palëve, partive politike Parlamentare, të ulemi dhe të vendosim për KRITERET e Platformës së bisedimeve finale me Serbinë.

Presidenti i zgjedhur nga Kuvendi dhe i vetë liruar nga çfarëdo përgjegjësie ndaj Kuvendit, duhet të NDALET nga takimet pa agjendë publike dhe pa vija të përcaktuara.

Kosova e ka momentin final të përcaktimit të ardhmes së saj si shtet në këto javë dhe muaj dhe nuk mundet askush tani të jap vetes të drejtën të luaj në “kockë” fatin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version