Shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila ka bërë thirrje për koordinim me partitë opozitare për themelimin e Komisionit hetimor për çështjet e energjisë.
Sipas saj, krijimi i Komisionit hetimor parlamentar në mënyrën se si e ka proceduar opozita është shkelje mbi dispozitat aktuale ligjore për hetim parlamentar.
“Po bëj thirrje që të ulemi bashkë me ju kryetar, shefat e grupeve parlamentare, të gjendet modaliteti i cili i jep kahe, drejtim kësaj çështje tepër me rëndësi për funksionimin parlamentar, pra mos të përdoret bllokada e opozitës me u kriju bindja që dikush këtu po do me fsheh diçka. Ne jemi 100% në shërbim të transparencës, të llogaridhënies dhe natyrisht funksionimit të mirëfilltë të Kuvendit”, ka thënë ajo.