Telegrafi

Kusari-Lila takon përfaqësuesit e NDI-së

Në takim u bisedua rreth procesit aktual zgjedhor në Kosovë dhe për nevojat dhe idetë për reformat në sistemin elektoral në Kosovë, si dhe rreth reflektimit të rrjedhave të këtij procesi në të priturat e qytetarëve të Kosovës.

Ministrja Kusari-Lila i njoftoi më konkretisht përfaqësuesit e NDI-së për procesin zgjedhor të Kosovës, si dhe për nevojën e reformave elektorale dhe vizionin për këto reforma.

Po ashtu u theksua qëndrimi i dyanshëm për bashkëpunime edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët. /Telegrafi/