Telegrafi

Kusari-Lila shpreson që mëngjesi të nis me Clintonin presidente

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur haptazi edhe njëherë mbështetjen e saj për kandidaten demokrate për Presidente të Amerikës, Hillary Clinton.

Kusari këtë e shprehu në organizimin e bërë nga Ambasada Amerikane në Klan Kosova, për nder të zgjedhjeve presidenciale.

“Që prej zgjedhjes së Obamas si president, unë i kam përcjellë personalisht fushatat si edhe të tanishmen për president të Amerikës nga ana e Hillary Clinton”.

“Shpresoj shumë që mëngjesi të nisë me Hillary Clinton si presidente e shtetit amerikan”,tha Kusari-Lila.