Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se është shembur rruga në magjistralen Prishtinë-Gjakovë, konkretisht te vendi i quajtur Kodra e Becit.
Për këtë shembje ajo akuzon qeverinë e kaluar, ku sipas saj, punimet e rrugëve i kanë bërë jashtë standardëve.
“Kujdes kur të niseni në magjistralen Prishtinë – Gjakovë apo segmentin e rrugës Klinë – Gjakovë, më konkretisht, tek Kodra e Becit. Rreziku i shkaktuar nga shembja e rrugës së re, mund t’i kushtojë me jetë dikujt. Punimet e ‘reja’ të nisura në qeverinë e kaluar janë dëshmuar të standardit të paraqitur në foto”, shkruan Kusari në Facebook.
Shkrimi i plotë i Kusarit
Kujdes kur të niseni në magjistralen Prishtinë – Gjakovë apo segmentin e rrugës Klinë – Gjakovë, më konkretisht, tek Kodra e Becit.
Rreziku i shkaktuar nga shembja e rrugës së re, mund t’i kushtojë me jetë dikujt.
Punimet e “reja” të nisura në qeverinë e kaluar janë dëshmuar të standardit të paraqitur në foto.
I njëjti standard me zell po synohet të bartet nga partia që udhëhoqi Ministrinë e Infrastrukturës në qeverinë e kaluar edhe në qeverinë e “re”.
Pika e dytë në parimet qeverisëse të kësaj partie është ajo me “investimet” e synuara në asfalt.
Nëse standardi i asfaltit dhe i qeverisjes së synuar barazohen, mund të presim pamje sikur të fotos së bashkangjitur. /Telegrafi/