Site icon Telegrafi

Kusari-Lila rikthehet e nervozuar në Komunë, kërkohet nga sigurimi që ta nxjerrin jashtë (Video)

Sot në Gjakovë u protestua kundër ndërtimeve rreth kullës së Sulejman Vokshit.

Shoqëria civile në Gjakovë protestoi nën moton “MosEprekKullën”, njofton Klan Kosova.

Këtë po e bëjnë kundër shfuqizimit të parcelave dhe ndërtimeve shumëkatëshe në afërsi të Kullës së Sulejman Vokshit.

Protesta u zhvillua para objektit të Kuvendit komunal të Gjakovës.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal të Gjakovës, ku po diskutohej çështja e shpronësimit, prezente ishte edhe ish e para e Komunës së Gjakovës, si dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila , e cila u përplas me fjalë me të pranishmit duke i akuzuar për mos-qeverisje të mirë.

Për shkak të tonit të nervozizmit anëtarët e pranishëm kërkonin nga sigurimi që ta nxirrnin jashtë.

Exit mobile version