Telegrafi

Kusari-Lila për dialogun Kosovë-Serbi: 2022 ishte viti kur u vendos një standard i ri

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur për të arriturat e Qeverisë Kurti në dialogun me Serbinë.

Ajo para deputetëve tha se që nga fillimi i qeverisjes së tyre u synua të mbahen raporte të barabarta mes dy shteteve Kosovë-Serbi.

Lexo po ashtu Abdixhiku kërkon nga Qeveria draft statutin: Asociacioni kushtetues duhet bërë, e jo si autonomi

“Diskutimi i sotëm është i një rëndësie të veçantë. Dialogu Kosovë-Serbi nuk e kishte peshën e dy shteteve të barabarta… Në proces të negociatave të viteve të fundit jemi ballafaquar me zgjidhje dhe skenar që nuk i kanë bërë mirë vendit. Që nga fillimi i qeverisë u synua që të mbahen raporte të barabarta mes dy shteteve. Viti 2022 ishte viti kur u vendos një standard i ri…”, tha ajo, transmeton Telegrafi.

Ajo po ashtu tha se shpreson në një debat me konstruktivitet, dhe siç theksoi ajo “gabimet e së kaluarës mos t’i përsërisim”. /Telegrafi/