Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, pasi është regjistruar si deputete ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa, nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit dhe as kryeministrin e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj.
Ajo ka thënë se në koalicionin LAA, nuk kanë paqartësi në lidhje me vendimin e tyre.
“Koalicioni PAN nuk i ka numrat dhe ne nuk do ta votojmë kryetarin e kuvendit nëse është Kadri Veseli, po ashtu edhe kryeministrin e PAN-it, Ramush Haradinaj”, tha ajo.