Telegrafi

Kusari-Lila: Nuk u shua dega e Alternativës në Prishtinë, u larguan vetëm disa persona

Foto: Arkiv

Kryetarja e subjektit Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka mohuar të jetë shuar dega e këtij subjekti në Prishtinë.

Kusari-Lila në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë larguar vetëm disa persona.

“Nuk është shuarje e degës, është largim i disa personave që prej kohës së largimit të Ilirit, janë distancuar nga partia. Për muaj me radhë ata nuk kanë qenë në zyre (njëjtë sikur Iliri), ndërsa aktivitetit ynë nuk është ndalë”, ka thënë Kusari-Lila.

Lexo po ashtu Shuhet Dega e Alternativës në Prishtinë, akuzojnë Mimoza Kusari-Lilën

Ndryshe, dega e Alternativës në Prishtinë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka ndërprerë zyrtarisht çdo bashkëpunim me partinë Alternativa për shkak të siç thonë ata, veprimeve autoritare të kryetares së kësaj partie Mimoza Kusari –Lila.

“Alternativa, e cila, ndonëse do të duhej të ishte sinonim i promovimit të frymës së liberal-demokracisë, falë veprimeve pas shpine, e shpeshherë edhe autoritare të kryetares Kusari-Lila dhe një grupi të ngushtë përreth saj, ndikoi në përçarjen e pariparueshme të partisë”, thuhet në njoftimin e tyre. /Telegrafi/