Telegrafi

Kusari-Lila: Nuk i kemi borxh PSDK-së

Partia e themeluar nga Kaqusha Jashari, PSDK, të cilën së fundi i udhëhoqi ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku, ndihet e tradhtuar nga partitë tjera me të cilat në zgjedhjet e fundit të përgjithshme pati krijuar aleancën parazgjedhore Koalicioni për Kosovë të Re.

Në lidhje me kërcënimet e Jasharit se do të padis partnerët e KKR-së (AKR-në dhe Partinë e Drejtësisë) me pretendimet se i takon një ministri në kuadër të këtij koalicioni, Kusari-Lila ka thënë se kjo çështje është rregulluar në mes të i ish kryetarit të PSDK-së dhe AKR-së me marrëveshjen për postin e Çekut si ministër i FSK-së.

Kusari-Lila ka thënë po ashtu për Telegrafin se brenda Koalicionit për Kosovë të Re ende nuk është diskutuar çështja e emrave se kush do të mund të drejtonte MZHE-në. E pyetur nëse do të ishin në gjendje ta drejtonin këtë ministri që i takon barra kryesore në procesin e privatizimit, Kusari-Lila tha se (KKR) i ka bërë të qarta qëndrimet rreth privatizimit të aseteve shtetërore, siç janë PTK-ja dhe KEK-u. /Telegrafi/