Telegrafi

Kusari Lila: Nëse do të lejonim organizimin e referendumit të Serbisë do ta shkelnim Kushtetutën e Kosovës

Shefja e Grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari tha sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës se kjo seancë rastësisë të jetë në një datë të paharruar, atë të Masakrës së Reçakut.

Kusari Lila tha se kjo seancë mbahet për të tregtuar qartë qëndrimin e grupeve parlamentare pse nuk duhet të mbahet referendumi i Serbisë në Kosovë.

“Me lejimin e këtij procesi do të shkelnim Kushtetutën e  Kosovës…”,tha ajo.

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Kusari- Lila tha se nëse Kosova ka gabuar si shtet deri tani, është momenti vendimtar që të mësohet nga këto gabime.

Më tej, Kusari Lila tha se është i pazëvendësueshëm kontributi i aleatëve ndërkombëtar në ndërtimin e shtetit të Kosovës. /Telegrafi/