Pas përfundimit të takimit të thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është i domosdoshëm ndërtimi i konsensusit për dialogun Kosovë-Serbi.
“Është i domosdoshme ndërtimi i një konsensusi politik. Procesi i dialogut ka filluar qysh në vitin 2011 dhe prej asaj kohe ne kemi 3 qeveri të ndërruar. Konsiderojmë që nëse nuk arrihet një konsensus në mes partive dhe nëse nuk zgjidhet asgjë duhet të shkojmë në zgjedhje. Kosova është e bllokuar”, tha Kusari-Lila.
Sipas saj, kjo situatë ka ardhur me tërheqjen e kryeministrit nga dialogu me Serbinë, ku pastaj dialogu mbeti në dorë të presidentit. /Telegrafi/