Telegrafi

Kusari-Lila: Nëse Gashi mbetet në krye të AKI-së vuloset kapitullimi i Haradinajt

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nëse Driton Gashi mbetet në krye të Agjencionit Kosovar të Intelegjencës (AKI) pas skandalit me arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq, do të vuloset kapitullimi i Qeverisë Haradinaj.

Ajo në profilin saj në Facebook ka shkruar se nëse largohet ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj dhe mbetet në detyrë shefi i AKI-së, Driton Gashi, kjo sipas saj, do të thotë kapitullim i shtetit ligjor.

“Ndërsa AKR-ja si partner qeverisës nëse pranon ta largoj ministrin e saj, do ta paguante çmimin të lartë dhe devalvim të shpejtë të saj”, ka shtuar Kusari – Lila.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Kusari – Lilës: