Telegrafi

Kusari–Lila në Samitin SHBA-Ballkan

Kusari-Lila , do ta udhëheqë delegacionin kosovar, i cili do të marrë pjesë në “USA Balkan Samit”, që do t’i zhvillojë punimet më 23 e 24 mars, në Baltimore të Marylandit në SHBA.

Samiti organizohet për herë të parë në Amerikë dhe ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky samit ka përkrahjen edhe të Departamentit të Shtetit, ku pritet të marrin pjesë kompanitë më të njohura amerikane, si dhe do të ketë një përfaqësim në nivel të lartë politik të vendeve të rajonit.

Në ekipin kosovar pjesëmarrës do të jetë edhe ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, si dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane. /Telegrafi/