Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka mbajtur fjalim në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve atij të Shqipërisë dhe Kosovës.
Ajo u shpreh se deputetët e të dyja kuvendeve, krijonin një pamje, siç tha ajo ‘impozante’.
“Një pamje impozante – pamja më e bukur në botë. Faleminderit se kolegët e mirë deri më tani nuk e treguam peshën e emocionit që ndiejmë ne nga Kosova që kemi ardhur për të mbajtur fjalim nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë”, tha Kusari-Lila.
Kusari-Lila përmendi ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari e daljen e parë publike të UÇK-së që bien në të njëjtën datë të pavarësisë së Shqipërisë. /Telegrafi/